Takimi i parë me një gaforre, nuk ishte aspak i këndshëm për qenin (Video)

E publikuar: 21/07/2018 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeni i quajtur Beacon, që jeton me një familje në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, nuk e përjetoi aspak mirë takim me një gaforre.

Para se ta përgatisnin për tryezë, pronarët vendosën që krijesën e detit t’ia tregojnë kafshës së tyre shtëpiake, gjë që nuk pati rezultatin e pritur, transmeton Telegrafi.

“Beacon kërcente dhe na shikonte të hutuar, mbase pse kjo krijesë nuk po luan me të. Kur ia larguam, më në fund u qetësua”, është komentuar ngjarja.

Videoja e postuar më poshtë e tregon momentin qesharak, kur qeni zvarritet i befasuar nëpër dysheme. /Telegrafi/