Takimi Hojt Ji – Zaev: Programi qeveritar garanton unitaritetin e Maqedonisë

E publikuar: 01/05/2017 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë ligjore dhe legjitime, në përputhje me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Vazhdojmë t’i lëvizim proceset me mençuri dhe në periudhën e ardhshme do të veprojmë në formim të qeverisë së re reformatore, tha Zoran Zaev. Ai njoftoi se Gjorge Ivanov do të marr njoftimin deklaratë nga Kryeparlamentari i ri se ekziston shumicë parlamentare dhe do të kërkojë nga Ivanov të veprojë sipas obligimeve kushtetuese dhe ta jep mandatin për formim të qeverisë. Gjithastu ekziston Program i Qeverisë së re reformatore e cila garanton unitaritetin e shtetit, respektimin e Kushtetutës, perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë, që edhe një herë do t’i bëhet e qartë edhepse është e njohur për publikun vendas dhe ndërkombëtar. Zaev tha se Qeveria e ardhshme është e përgatitur të bashkëpunojë me opozitën e ardhshme në interes të proceseve reformatore, por se në këtë moment më e rëndësishme është që VMRO DPMNE-ja të pranojë se është opozitë dhe të ndalë tensionet. Në takim njëzëri është dënuar dhuna në Kuvend dhe është konstatuar nevoja për mature tek të gjithë, që të mundësohet transfer i qetë i pushtetit./alsat/