Takimi i fshehtë/ Çfarë bisedoi Tahiri vetëm me Ruçin para vendimit?

E publikuar: 20/10/2017 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë e vunë re mungesën e Saimir Tahirit sot në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores teksa prokurorët paraqisnin prova sekrete për ta gozhduar.

Sipas raportimeve në media, me tu kthyer në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kryetarin e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, Gramoz Ruçin.

Siç raporton burimeve “BalkanWeb”, Tahiri është parë të hyjë në zyrën e Ruçit gjatë kohës së pauzës në komision.

Ata të dy raportohet të kenë biseduar vetëm disa minuta, e më Tahiri ka dalë nga zyra për të shkuar në mbledhje. Pas tij në mbledhje hyri edhe Ruçi.

Avokati i Tahirit me të marrë fjalën kërkoi tre ditë kohë me argumentin që të përgatiste mbrojtjen. Ruçi nuk e pranoi kërkesën e avokatit, as të opozitës, megjithatë i dha kohë: 24 orë.

“Vendim për të blerë kohë” që Tahiri të prishë provat që e fundosin, e quajti opozita.