Tajlandë, 12 të rinjtë futbollistë dhe trajneri dalin nga spitali

E publikuar: 18/07/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

12 djemtë e një ekipi futbolli për të rinj në Tajlandë dhe trajneri të tyre, të cilët u shpëtuan nga një shpellë e pëmbytur me ujë pas një operacioni të rrezikshëm, dolën të mërkurën përpara mediave. Ata dukeshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehën mirënjohjeje ndaj të gjithë atyre që kishin ardhur për t’i parë.

Anëtarët e ekipit të futbollit, të moshës nga 11 në 16 vjeç, dolën nga spitali i provincës Chaing Rai, të mërkurën.

Sipas mjekëve që u kujdesën për trajtimin e tyre, djemtë janë në shëndet të mirë edhe pas qëndrimit në shpellë për nëntë ditë, përpara se të pikaseshin prej autoriteteve që po zhvillonin kërkime për gjetjen e tyre. Por mjekët i shqetësohen ndonjë traume psikologjike afatgjatë, për shkak të izolimit të tyre në shpellë.

Gjatë më shumë se dy javë qëndrimi të bllokuar djemtë kishin rënë në peshë mesatarisht 4 kilogramë, por kishin rifituar mesatarisht 3 kilogramë që nga koha e shpëtimit të tyre.