Tahiri: Zona ekonomike në Vushtrri është investimi më i madh në 50 vitet e fundit

E publikuar: 16/07/2018 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë që Zona ekonomike ne Lumadh të Vushtrrisë është investimi më i madh për biznesin në 50 vitet e fundit.
“Mbi 1 milion euro investim në hapsira për biznesin që krijon deri në 1000 vende të reja të punës. 14.8 hektarë hapësirë për investitor të huaj, për diasporën dhe për përpunuesit e drurit”, ka shkruar Xhaferi në Facebook.

Kryetari Xhaferi ka përmendur edhe çasjen në autostradën Prishtinë-Mitrovicë që i siguron kjo Zonë ekonomike.

Po ashtu i pari i Vushtrrisë ka thënë që ndërtimi i Zonës ekonomike është një premtim që po mbahet nga ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për projektin e Zonës Ekonomike në Vushtrri te “Parku Industrial në Lumadh”.