Tahiri: Vulin duhet shpallur person non-grata

E publikuar: 13/04/2015 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Besnik Tahiri thotë se Aleksandar Vulin i cili sot u shpall ‘qytetar nderi i Vitisë’ nga strukturat paralele, duhet shpallur person non-grata.

Një veprim i tillë sipas tij, do të ishte mësim për të gjithë ata që mendojnë se ai. Reagim pret edhe nga komuna e Vitisë.
Shkrimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Shpallja e Aleksandar Vulinit “qytetar nderi i Komunës paralele të Vitisë” tregon impulsin dekonstruktiv dhe armiqësor të Serbisë ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj. Eshtë për keqardhje që përfaqësues të shtetit Serb vazhdojnë të ndërtojnë reputacionet e tyre politike në dëme dhe kurriz të Kosovës, dhe kjo ndodh duke ushqyer iluzionet e qytetarëve të paknaqur serb në Kosovë në nivel komunal.

Emëruesi i perbashket i atyre që ofrojnë këtë nder dhe atyre që e pranojnë është mohimi i vazhdueshëm i shtetësisë së Kosovës. Kjo ndodh në kohen kur po investohet kapital politik në Bruksel, dhe financiar në Kosovë në integrimin dhe zhvillimin edhe të atyre qytetarëve serb të cilët vazhdojnë të sfidojnë shtetësinë tonë. Kjo praktikë duhet ndaluar njëherë e përgjithmon.

Vulini duhet shpallur persona non grata, dhe kjo do të ishte nje mësim për të gjithë ata që mendojnë si ai. Konsideroj se qeveria por edhe komuna e Vitisë duhet urgjentisht të bëjë reagim të ashpër pasi që veprimi i sotshëm është test për shumë veprime tjera që munden të pasojnë e që në esencë po e rrezkojnë funksionim e shtetësisë.