Tahiri u hetua si ministër, ja për çfarë akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda

E publikuar: 20/10/2017 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Cilat janë veprat penale për të cilat akuzohet Saimir Tahiri?” Kjo ishte pyetja që i bëri deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, prokurorit Besim Hajdarmataj në seancën e Këshillit të Rregullores për heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, deputetit të PS, ish-ministër i Brendshëm.

Hajdarmataj u përgjigj: “Tahiri akuzohet për veprat: 1. Trafik i lëndëve narkotike dhe 2. korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit.”

Deputeti Alibeaj i drejtoi prokurorit edhe pyetjen: “Si është regjistruar në regjistrimin e procedimeve penale dhe në çfarë cilësie, Saimir Tahiri?”

Hajdarmataj tha: “Ne kemi regjistruar një regjistrim penal kryesisht dhe aty është regjistruar emri i të gjithë personave, duke iu referuar të dhënave të bëra publike dhe më mbrapa ne kemi marrë në rrugë zyrtare të gjithë materialin për të gjithë personat që janë përfshirë në aktivitetin e trafikut kriminal nga Shqipëria në Itali dhe aty kemi përfshirë edhe emrin e Tahirit për veprat penale.”