Tahiri thumbon Thaçin, Vuçiqin e Ramën: Kah do t’ia mbani tash

E publikuar: 25/08/2019 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka qenë një prej kundërshtareve më të ashpëra të idesë së korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim në profilin e saj zyrtar, ajo ka thumbuar ideatorët e pazarit me kufijë, Hashim Thaçin dhe Aleksander Vucicin, si dhe gjithashtu Edi Ramën si një shtytës të një ideje të tillë dhe një përkrahës i presidentit Thaçi.

“Tash kur Amerika dhe Gjermania i thane Serbise se ska BE pa e njohur Kosoven e plote, kjo treshja famkeqe qe luajti lojen e rrezikshme te kufijve, a thua kah do tja mbajnë…”.

Ky reagim i ish-ministres vjen në kohën kur ShBA-të dhe Gjermania ia kanë bërë të ditur Vuçiqit se ideja e prekjes së kufijve ka marrë fund.

Një gjë të tillë e ka thënë edhe vet kreu i shtetit serb pas kthimit nga Washingtoni, ku kishte takuar Sekretarin Amerikan, Mike Pompeo, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë lidhur me takimin Vuçiq-Pompeo në Washington ka shkruar sot edhe një medium gjerman, duke treguar presionin që Shtëpia e Bardhë ia ka bërë Vuçiqit për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Përndryshe pa i normalizuar raportet me Kosovën deri në njohje reciproke, SHBA’të i kanë thënë Serbisë që të harrojë anëtarësimin në BE. Të njëjtin qëndrim ka dhe Gjermania e kancelares Anglea Merkel.