Tahiri thotë se po funksinalizohet Ligji që i ka munguar Kosovës që një dekadë

E publikuar: 27/04/2019 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kordinatori nacional për referoma shtetërore, Besnik Tahiri, ka njoftuar se ka përfuduar puna në hartimin e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ky projektligj synon t’i ndal problemet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë ushtrimit të detyrave qeveritare duke i menjanju dykuptimësitë ligjore dhe duke adresu në mënyrë të saktë përgjegjësitë e secilit anëtar të Qeverisë, thekson ai.

Postimi i plotë i Tahirit:

Grupi Punues ka përfunduar punën në hartimin e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Besoj shumë që ky Projektligj i përmbush të gjitha standardet e qeverisjes së mirë dhe i adreson problemet që tani e më shumë se një dekadë në mungesë të këtij Ligji e kanë penguar funsionalitetin e plotë qeveritar dhe mirëqeverisjen ne Kosovë. Poashtu, përherë të parë që nga shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ky projektligj synon t’i ndal problemet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë ushtrimit të detyrave qeveritare duke i menjanju dykuptimësitë ligjore dhe duke adresu në mënyrë të saktë përgjegjësitë e secilit anëtar të Qeverisë.

Kam nderin që në këtë proces të punojmë bashkë me një grup të ekspertëve ligjor nga ZKM dhe ministritë e ndryshme, ndërsa një falenderim i veçantë i shkon edhe disa instituteve dhe organizatave jo-qeveritare që ndihmuan këtë proces kaq të rëndësishëm për plotësimin e kuadrit ligjor të Qeverisë së Republikës së Kosovës.