Tahiri thotë se ndriçimi i vrasjes së Aulon Zekës është në rrugë të drejtë

E publikuar: 19/09/2017 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur rreth vrasjes së 16 vjeçarit Aulon Zeka në Prishtinë.
Sipas Tahirit, kjo vrasje është një akt shumë i rëndë, por që nuk e paraqet Kosovën vend me rrezikshmëri të lartë.

Këto komente Tahiri i bëri në Tribuna Channel, ku shtoi se kryesit e kësaj vepre duhet të vihen para drejtësisë.

“Me të marrë lajmin kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Policisë dhe Zyrën e Prokurorit. Kam kërkuar që kryesit e kësaj vepre të vihen para drejtësisë. Policia dhe Prokuroria janë në rrugë të drejtë sa i përket kësaj çështje. Unë konsideroj që këtu ka ndodhë një akt shumë i rëndë, mirëpo konsideroj që Kosova nuk duhet të klasifikohet në vende të cilët hyjnë, që kanë rrezikshmërinë e lartë. Nuk e thonë as institucionet as ndërkombëtare as vendore”, tha Tahiri.

Tahiri shtoi se institucionet gjegjëse duhet të merren më këtë rast.