Tahiri: Të padinjitetshme deklaratat e Kurtit në Bruksel, në kryeministri e ka raportin e të gjitha marrëveshjeve

E publikuar: 30/04/2021 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kreu i Qeverisë, Albin Kurti e ka raportin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë.

Ai e quajti të padinjitetshme deklaratën e Kurtit i cili ka thënë se po merr vesh më shumë në Bruksel për dialogun sesa që ka gjetur dokumente në Prishtinë.
“Deklaratë e papërgjegjshme e z.Kurtit, e ka dokumentin të hartuar me detaje në kryeministri vetëm duhet me lyp. E ka raportin zbatimit të të gjitha marrëveshjeve. Është e padinjitetshme që këto deklarata të jepen nga Brukseli ku të gjitha dokumentet i ka në sirtar”, tha Tahiri.

Tahiri më tej shtoi se AAK e konsideron shumë të rëndësishme konsultimin paraprak me partitë parlamentare për dialog, informimin në Kuvend, dhe trajtimin e kësaj teme në mënyrën më serioze.

“Platforma politike, vizioni politik për dialog që buron nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që për këtë përgjegjës është Qeveris duhet të jetë më serioz i mundshëm askush nuk ka ekskluzivitet në këtë temë, as Kurti as askush tjetër. Për të pasur sukses në tema nacionale duhet të jetë qasja serioze e jo selektive”, tha Tahiri. /Telegrafi/