Tahiri takon drejtorin e KEDSI-it: Duam furnizim stabil me rrymë për Vitin e Ri

E publikuar: 31/12/2020 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, pas takimit që pati me Drejtorin e Sistemit të Operimit të KEDS’it, Bujar Jupajn, ka kërkuar furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike përgjatë festës së Vitit të Ri.

Tahiri ka përmendur se, aktualisht, për shkak të reshjeve atmosferike, në disa fshatra të Pejës e Deçanit po ka probleme me furnizim të rregullt me rrymë. Ai këto komente i ka bërë në ‘Facebook’, shkruan Gazeta Express.
Ai, tutje, ka apeluar edhe tek qytetarët, duke thënë që të kursejnë ngrohjet me energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Në takim me z. Bujar Jupaj, Drejtor i Sistemit të Operimit në KEDS kërkova rritjen e kapaciteteve për furnizimin stabil për festën e Vitit të Ri. U njoftova se KEDS, ka trefishuar ekipet në terren dhe se po punohet në stabilizimin e gjendjes. Për momentin shkaku i reshjeve atmosferike ka pasur probleme në fshatrat Rugovës, disa fshatra në Pejë e Deçan e sidomos linjës 10 kV të Lumbardhit. Nga qytetarët kërkojmë mirëkuptim në shfrytëzimin e energjisë elektrike, në veçanti kursimin nga ngrohjet me energji elektirike.

Gjithashtu, në bisedën telefonike që pata me kryetarin e komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj dhe me kabinetin e kryetarit të komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri, i njoftova për gjendjen dhe i sigurova që do të kemi një koordinim të plotë rreth kësaj çështje.