Tahiri: Serbia e di mirë që do ta njoh Kosovën – do të kërkojmë drejtësi për gjenocidin e shtetit serb

13.03.2015 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo


Marrëveshja e 19 prillit e arritur në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, parasheh që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të themelohet në bazë të ligjeve ekzistuese të Kosovës dhe se ky asociacion nuk do të ketë kurrfarë kompetence ekzekutive, ka thënë në një intervistë për Telegrafin, ministrja për Dialogun, Edita Tahiri.

Sipas saj, Ligji për Vetëqeverisjen Lokale parasheh që një Asociacion i tillë nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive dhe as mbikëqyrëse.

“Në bazë të ligjeve tona, Asociacioni i Komunave mund të ketë funksione koordinuese dhe konsultative. Debatet se Asociacioni mund të ketë kompetenca ekzekutive, janë diskutime iluzore, të cilat vijnë nga ana e palës serbe (qoftë të shtetit të Serbisë, ose nga serbët e Kosovës). Serbia, kur e ka nënshkruar marrëveshjen, e ka patur të qartë se ky Asociacion nuk të do të ketë kompetenca ekzekutive”, ka theksuar ajo.

Duke folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Tahiri ka theksuar se marrëveshja është zbatuar në disa aspekte dhe se të tjerat aspekte pritet të zbatohen shumë shpejt.

“Më konkretisht mund të them se sukseset e kësaj marrëveshje janë të lidhura me integrimin e policëve serbë të pjesës veriore në institucionet shtetërore të Kosovës (në Policinë e Kosovës). Ky integrim ka ndodhur i plotë. Janë shuar plotësisht strukturat paralele të policisë, respektivisht pjesëtarët të ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP-it). Dhe, do të thosha se kjo është një storie e suksesit. Po ashtu, si përparim të dukshëm e konsiderojmë mbajtjen e zgjedhjeve lokale, për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nga ana e institucioneve të Kosovës, në katër komunat veriore (Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi)”, ka thënë ajo.

Sipas saj, funksionimi i komunave në veri me shumicë serbe, të cilat tash kanë institucione legale, është duke shkuar mirë.

“Një sukses tjetër që është arritur, në takimin në mes të kryeministrit të Kosovës, atij serb dhe përfaqësueses se lartë të Bashkimit Evropian (BE), më 10 shkurt, është nënshkrimi i marrëveshjes për çështjet e drejtësisë. Shumë shpejt pritet të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje”, ka shtuar Tahiri.

Sipas saj, ajo çka ka mbetur pa u përfunduar në tërësi, nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, ka të bëjë me çështjet e sigurisë: shuarjen e strukturës paramilitare “Mbrojtja Civile” dhe integrimin e pjesëtarëve të kësaj strukture në institucionet civile të shtetit të Kosovës.

“Hapur ka mbetur edhe çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që pritet të diskutohet në të ardhmen. Në ndërkohë kanë ndodhur probleme me barrikadën mbi lumin Ibër, e cila duhet të hiqet. Ka mbetur hapur çështja e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve, në ndërkohe që marrëveshjet tjera, qoftë nga dialogu teknik apo dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, janë duke u zbatuar, por jo secila në nivele të njëjta: disa më mirë, disa me nivel të kufizuar. Ajo që po bëhet pengesë për zbatimin e marrëveshjeve janë strukturat paralele komunale që Serbia po vazhdon t’i mbështesë, Madje, në fillim të këtij vitit ka krijuar të tjera”, ka thënë ajo.

Tahiri ka sqaruar se në takimin që ka zhvilluar kryeministri Isa Mustafa me Federica Mogherinin, e ka njoftuar këtë të fundit për këto ndërhyrje të Serbisë (përmes strukturave paralele) në Kosovë, duke shtuar se në takimin që ka patur më 25 shkurt me përfaqësuesit e BE-së në Bruksel, ka kërkuar që urgjentisht të mbyllen këto struktura paralele, sepse po bëhen pengesë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

“Në bazë të marrëveshjes qe është arritur në Bruksel, në korrik të vitit të kaluar, BE-ja ka marrë autorizim që të bëjë heqjen e barrikadës mbi Ibër, por edhe të barrikadave tjera që janë në atë pjesë. Në historikun e këtij problemi e dimë se Serbia e hoqi një barrikadë, duke e vënë një tjetër. Ne reaguam në atë kohë institucionalisht, duke u angazhuar që zgjidhja të gjendet nëpërmjet BE-së. Disa herë kam kërkuar nga BE-ja që të ndërmerren hapa për ta larguar barrikadën”, ka shtuar ajo.

Tahiri ka theksuar se BE-ja ka një plan përmes të cilit do ta rivitalizojë urën dhe do të heq barrikadën, duke e mundësuar kështu lëvizjen e lirë të njerëzve dhe veturave.

“Qeveria e Kosovës preferon, për shkak të një stabiliteti, që BE-ja të luajë rol më të madh në çështje e ndjeshme. Sa i përket shuarjes së ‘Mbrojtjes Civile’, si një strukturë e cila lirisht mund të konsiderohet si paramilitare, janë zhvilluar bisedime me BE-në për shuarjen e saj. Ne si Qeveri e Kosovës kemi ofruar një plan të integrimit të ish-pjesëtareve të ‘Mbrojtjes Civile’ dhe shuarjen e lokacioneve ku vepron kjo strukturë”, ka deklaruar ministrja për Dialog.

Duke folur për marrëveshjen për drejtësi të arritur më 10 shkurt në mes të kryeministrit Mustafa dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se kjo marrëveshje parasheh krijimin e një Gjykate Themelore në Mitrovicë.

“Në bazë të ligjit për Gjykatat Themelore të Kosovës, ky organ e ka një fushëveprimtari rajonale, që nënkupton se Gjykata Themelore e Mitrovicës përfshin shtatë komuna: Komuna Veriore e Mitrovicës, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, Mitrovica, Skenderaj dhe Vushtrria. Do të ketë edhe një zyre të prokurorit që do të veprojë po për të shtatë komunat. Ajo që është kryesorja është se marrëveshja për drejtësinë do të mundësojë që të shtrihet sistemi i drejtësisë (unitare) edhe në pjesën veriore të vendit. Do të vendoset një rregull dhe një rend në zbatimin e ligjeve (në fushën e gjyqësisë dhe prokurorisë). Kam marrë garancitë se BE- ja në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë se Kosovës, do të angazhohen që të zbatohen të gjitha pikat e kësaj marrëveshje”, ka theksuar ajo.

Ministrja për Dialogun, ka sqaruar se për ndërhyrjen e kryeministrit serb, i cili ka emëruar disa kryetarë paralelë në komunat më shumicë serbe, i ka shkruar BE-së se sipas marrëveshjes komunat legale duhet të veprojnë pa u penguar nga kryetarët ilegalë apo nga strukturat ilegale të cilat po mbështeten nga Serbia.

“Shteti serb ka filluar t’i shtrijë strukturat paralele edhe në pjesë tjera të Kosovës. E kemi rastin e Komunës së Shtërpcës, ku kryetari legal është shpallur ilegal nga ana e këtyre strukturave. Për këto ndërhyrje të Serbisë e kemi informuar BE-në, duke kërkuar marrjen e masave. Zyrtarët e BE-së kanë konfirmuar se janë të vetëdijshëm për këto shkelje që bëhen nga ana e Serbisë. Ne kemi thënë që pa u zhbërë ‘Mbrojtja Civile’, pa u zbatuar marrëveshja për drejtësinë dhe pa u hequr barrikada mbi Ibër, nuk mund të flasin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse duhet të krijohen kushtet politike, të sigurisë dhe ato administrative për funksionimin normal të Asociacionit”, ka theksuar ajo.

Tahiri ka insistuar se në Bruksel nuk diskutohet në asnjë mënyrë për pasuritë e Kosovës sepse, sipas saj, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se pasuritë, pronat dhe asetet e Kosovës “janë në sovranitetin e shtetit të Kosovës”.

“Për këto nuk bisedojmë me askënd, sepse sovraniteti i shtetit të Kosovës buron nga vullneti i popullit. Ka patur tendenca nga delegacionet e ndryshme të Serbisë, në dialogun e Brukselit, që të vihet në diskutim çështja e pasurive të Kosovës. Ne kemi refuzuar kategorikisht dhe ju garantojmë se asnjëherë nuk do të bisedojmë me Serbinë për çështjen e pasurive të Kosovës”, ka thënë ajo.

Tahiri ka theksuar se çështja e ndërhyrjeve politike të Serbisë në Kosovë, përmes politikanëve që kanë dal nga “Lista Serbe”, është shtruar para zyrtarëve të BE-së. madje, sipas saj, edhe kryeministri Mustafa ka ngritur këtë çështje në takim me Mogherinin.

“BE-ja ka konfirmuar se është në dijeni për këto ndërhyrje të Serbisë, dhe se në një proces të vazhdueshëm do të angazhohen që shteti serb t’i zbatojë marrëveshjet. Po ashtu, BE-ja ka konfirmuar se Kapitulli i 35-të (normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë) i dokumentit i cili flet negociatat e Serbisë me BE-në, mbetet ende në fuqi, dhe se pa normalizim të këtyre marrëdhënieve Serbia nuk mund të bëhet pjesë e BE-së. Diplomatë të ndryshëm të shteteve të BE-së ia kanë bërë të qartë Serbisë që ajo nuk mund të bëhet pjesë e BE-së pa e njohur Kosovën. Zyrtarët e lartë serbë janë të vetëdijshëm për këtë fakt”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa, për deklarimet e ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, se Kosova do ta padisë në të ardhmen Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë, Tahiri ka theksuar se çështja e gjenocidit serb në Kosovë është një realitet i hidhur dhe se Serbia do të duhej vetë ta njihte përgjegjësinë për këtë gjë.

“Duke parë që Serbia nuk është në gjendje që as të kërkojë falje për këtë fatkeqësi që i ka ndodhur popullit shqiptar në Kosovë, atëherë ne duhet parë mundësi që të kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për atë që njihet si gjenocid i shtetit serb mbi Kosovën”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, Qeveria e Republikës së Kosovës, si përfaqësuese e një shteti sovran dhe të pavarur, nuk ka nevojë që të kërkojë miratimin e askujt për atë se duhet ose jo bërë padi ndaj shtetit serb, për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Përveç që do të kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gjenocidin serb në Kosovë, ne do të kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar bëmë një peticion me një mbështetje të madhe të qytetarëve. Diku mbi 115 mijë nënshkrime u mblodhën. Më pas, unë, si kryetare e bordit të grave për peticionin, i kam shkruar përfaqësues së lartë të OKB-së për çështjen e dhunimet të grave gjatë luftërave në botë. Përgjigja që e kam marrë është që për ta bërë këtë, kërkohen argumente shtesë se pse duhet bërë ky raport”, ka shtuar ajo.

Tahiri ka theksuar se argumenti i Qeverisë së Kosovës se pse OKB-ja duhet bërë raport për dhunimet e grave, të kryera gjatë luftës në Kosovë, është për shkak të kredibilitetit dhe përvojës që e ka OKB-ja në lidhje me këtë çështje. Raporti do të ndriçonte këtë tragjedi dhe do të krijonte mundësinë e drejtësisë ndërkombëtare për këto gra. Nëse merret përgjigja jo e mirë nga ana e OKB-së, atëherë do të vazhdohet me presione mediale dhe diplomatike.

“OKB-ja, përderisa e ka miratuar në Këshillin e Sigurimit rezolutën në mbrojtje të grave të dhunuara në botë, ka nxjerr një dokument obligativ për veten dhe vendet të cilat bëjnë pjesë në OKB, që do të jetë tentativa jonë e suksesshme”, ka theksuar ajo.

Tahiri ka folur edhe për çështjen e dëmshpërblimeve që duhet ta bëjë Serbia përballë Kosovës, duke theksuar se ata do të kërkojnë që kjo temë të trajtohet në dialogun e Brukselit. Mirëpo, sipas saj, në kuadër të një koncepti më të gjerë: jo vetëm dëmshpërblime, por i gjithë procesi i reparacionit të luftës i definuar me të drejtën ndërkombëtare.

“Temat që kemi kërkuar ne nga BE-ja, që të diskutohen në Bruksel, janë: çështja e reparacioneve të luftës, çështja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë; shuarja e të gjitha strukturave ilegale në Kosovë; vendosja e një bashkëpunimi bilateral në mes dy shteteve – për fushat me interes të ndërsjellë; njohja reciproke në mes dy shteteve; dhe suksesioni si e drejtë e Kosovës që të marrë pjesë në ndarjen e pasurisë së ish-Jugosllavisë (ku Kosova ka qenë njëra nga tetë njësitë federale)”, ka deklaruar ministrja për Dialog.

Tahiri thotë se zyrtarët e BE-së nga Kosova dhe Serbia kanë kërkuar propozime për temat vijuese që do të diskutohen në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

“Temat e diskutimit nuk mund të bëhen pjesë e agjendës pa u dakorduar të tri palët (Kosova, Serbia dhe BE-ja). Ende nuk kemi arritur në fazën ku do të dakordohemi rreth temave te reja, sepse së pari duhet të zbatohet plotësisht marrëveshje e arritur me 19 prill, në Bruksel. E pastaj duhet të dalim të diskutimi i temave tjera”, ka deklaruar Tahiri.

Ajo ka theksuar se BE- ja, si ndërmjetësuese dhe garantuese e dialogut, duhet të përshpejtojë procesin e zbatimit të marrëveshjeve, për të hapur temat e reja në dialog.

“Këtu dëshiroj të përmend se vitin e kaluar ka rënë ritmi i dialogut, për shkak të zgjedhjeve në Kosovë dhe në Serbi. Madje, në Kosovë kemi patur një vonesë në formimin e institucioneve. Tash nuk ka pengesa të tilla dhe duhet të shtohet angazhimi i BE-së në implementimin sa më të shpejtë të marrëveshjeve. Pritet që shumë shpejt Mogherini ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë, vizitë kjo që mund t’i jap një shtytje të re procesit të dialogut”, ka përfunduar Tah

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gashi i pakënaqur me dënimin që Gjykata ua dha Halitit dhe Dreshajt

Gashi i pakënaqur me dënimin që Gjykata ua dha Halitit dhe Dreshajt

Fushë-Kosova do të bëhet me shtatore të Adem Jasharit

Fushë-Kosova do të bëhet me shtatore të Adem Jasharit

BE-së nuk i interesojnë deklaratat e Kurtit për dialogun, kërkon heqjen e taksës

BE-së nuk i interesojnë deklaratat e Kurtit për dialogun, kërkon heqjen e taksës

Xhavit Haliti e Gani Dreshaj shpallen fajtorë që sulmuan Arben Gashin, Gjykata i dënon me para

Xhavit Haliti e Gani Dreshaj shpallen fajtorë që sulmuan Arben Gashin, Gjykata i dënon me para

Aktakuzë për të pandehurit që sulmuan dy zyrtarët policor

Aktakuzë për të pandehurit që sulmuan dy zyrtarët policor

3193 tonë mbeturina janë ricikluar në vitin 2018

3193 tonë mbeturina janë ricikluar në vitin 2018

Palmer zbulon planin e tij: Rusia të zhduket nga Ballkani

Palmer zbulon planin e tij: Rusia të zhduket nga Ballkani

I kujt ishte Goce Delçev?

I kujt ishte Goce Delçev?

SPAK ndërtohet për 30 ditë/ Me 8 prokurorë, do marrin dosjet e krimeve të rënda

SPAK ndërtohet për 30 ditë/ Me 8 prokurorë, do marrin dosjet e krimeve të rënda

BE-ja pajtohet për shtyrje të Brexit-it

BE-ja pajtohet për shtyrje të Brexit-it

KQZ numëron 11 mijë vota me kusht – ky është rezultati

KQZ numëron 11 mijë vota me kusht – ky është rezultati

Thaçi merr pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore

Thaçi merr pjesë në Samitin për Paqe të Evropës Juglindore

Johnson: Kosova dhe Serbia kërkuan angazhim më të madh të SHBA-së

Johnson: Kosova dhe Serbia kërkuan angazhim më të madh të SHBA-së

Flet përkthyesi i ekspertizës zvicerane për Deharin, pranon se mund të ketë gabime

Flet përkthyesi i ekspertizës zvicerane për Deharin, pranon se mund të ketë gabime

52 aktakuza për 24 orë

52 aktakuza për 24 orë

Kurti: Për ta ndriçuar krimin ndaj Deharit, duhet hetim i ri i pavarur e profesional

Kurti: Për ta ndriçuar krimin ndaj Deharit, duhet hetim i ri i pavarur e profesional