Tahiri: Serbia bën drama rreth Kosovës, shantazhon BE-në përmes Rusisë

23.09.2020 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tahiri: Serbia bën drama rreth Kosovës, shantazhon BE-në përmes Rusisë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës Besnik Tahiri ka folur rreth kundërshtimeve që ka pasur AAK-ja ndaj marrëveshjes së Uashingtonit, para nënshkrimit të saj në Uashington, dhe përgatitjes së dorëheqjes së ministrave të saj nga Qeveria.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk e ka pranuar marrëveshjen, pasi sipas tij, aty bëhej fjalë edhe për liqenin e Ujmanit, një nga pasuritë e Kosovës. Ai madje kishte paralajmëruar se po rrezikohet qëndrueshmëria e koalicionit nga pranimi i një marrëveshje trepalëshe që e përfshin Ujmanin.

Haradinaj pasi kërcënoi se do të largohej nga qeveria nëse Hoti nënshkruan marrëveshjen, pas një telefonate me këtë të fundit ishte tërhequr duke thënë se nuk do të largohet nga qeveria. E në marrëveshjen finale në Shtëpinë e Bardhë është vendosur që amerikanët të bëjnë fizibilitetin e liqenit të Ujmanit.

Ndërkohë Besnik Tahiri në Prime Time në Kanal 10 pranon se vetë e kanë shkruar dorëheqjen e ministrave të AAK-së nga Qeveria Hoti.

“AAK dhe Haradinaj ka më së paku nevojë të ketë telashe. Ne kemi ngritur alarmin për një temë serioze, Ujmanin. Një njeri normal nuk kundërshton Amerikën pa u frikësuar se diçka nuk është në rregull dhe më së paku Ramush Haradinaj, i cili në çdo situatë ka qenë partner me SHBA-të”, ka thënë Tahiri.

Ai tha se Serbia bën drama rreth Kosovës, duke shantazhuar BE-në se do të kthehet drejt Rusisë, teksa ka kujtuar se Serbia ishte gati të bie në dy gjunjë për të hequr taksën, vetëm për arsye ekonomike.

“Tash lufta me Serbinë bëhet në mënyrë diplomatike dhe ekonomike”, u shpreh Tahiri.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Pse delegacioni amerikan nuk hëngri darkë në Kosovë ashtu sikur në Serbi?

Pse delegacioni amerikan nuk hëngri darkë në Kosovë ashtu sikur në Serbi?

Tahiri: Serbia bën drama rreth Kosovës, shantazhon BE-në përmes Rusisë

Tahiri: Serbia bën drama rreth Kosovës, shantazhon BE-në përmes Rusisë

Thaçi kërkon të mos publikohen dosjet e Speciales

Fauci: Duhet të vaksinohet 75% e popullsisë së botës për të ndaluar përhapjen e COVID-19

Zemaj kërkon nga deputetët ta votojnë pakon e rimëkëmbjes ekonomike

Prodhuesit paralajmërojnë sërish derdhjen e qumështit, kërkojnë heqjen e produkteve me origjinë bimore nga tregu

Policia e Kosovës shkatërron plantacione me bimë narkotike në zonën e Koshares

Deputetët kërkojnë llogari nga Vitia për Agon Musliun dhe testet nga Serbia

Arrestohet një person, përgatiti 50 mijë euro fals për t’i hedhur në treg

Qëndron Kastrati u thotë në Kuvend se nuk tërhiqet nga vendimet e tij, kapet me Shpejtim Bulliqin

Hoti: Nuk jam kryeministër për t’u konfrontuar, por për t’i kryer obligimet

Gjendja e pacientëve që po trajtohen për COVID-19 në spitalet e Kosovës

Zaev dhe Geer: Sundimi i ligjit, kriter kryesor për integrimin evropian

Një i vdekur dhe 62 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Hoti i kërkon BE-së liberalizim vizash e përfundim të dialogut me Serbinë me njohje reciproke

Një muaj paraburgim për personin që goditi për vdekje me veturë këmbësorin në Kamenicë