Tahiri Samitin e Parisit e sheh si përafrim të njohjes së Kosovës nga Serbia

E publikuar: 06/06/2019 19:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Samitin e Parisit e sheh si përafrim të njohjes së Kosovës nga Serbia.

Besnik Tahiri, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se takimi i sotëm i shefit të Qeverisë kosovare me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel është një ngjarje e rëndësishme për vendin.

“Po vjen në një kohë dhe pas disa vendimeve që shteti i Kosovës dhe Kryeministri Haradinaj i ka marrë për Kosovën. Për ushtrinë ka pasë komente se do të ketë sanksione, që dialogu ka devijuar, që është pa efekt dhe do të sanksionohet. Pas vendimit për taksën po rikonfirmohet një qëndrim i Gjermanisë dhe Merkelit”, ka thënë Tahiri nw Klan Kosova.

“Në politikë konsistenca të shkakton vuajtje, sepse palët mund të mos kuptohen. Konsistenca e Haradinajt për vendimet e mëdha që ka marrë për taksën dhe dialogun janë shpaguar sot duke e trajtuar atë si një burrështetas dhe duke e ngritur në nivelin më të lartë besimin e Qeverisë gjermane”.

Tahiri po ashtu ka theksuar se Samiti i Berlinit nuk ka qenë dështim.

“Ka qenë njëri prej takimeve më të suksesshme që ka pasur Kryeministri Haradinaj. Në atë takim është varrosur ideja e shkëmbimit të territoreve. Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e tha se “ideja ime për shkëmbim territoresh ka rënë”.

“Berlini mundësoi takimin me ministrin e  Punëve të Brendshme të Gjermanisë për liberalizimin  vizave dhe krijimin e grupeve punuese. Takimin në Paris e shoh si legjitimim  të pozicionit të Kosovës për dialog karshi Serbisë. Parisin e shoh si përafrim të njohjes së Kosovës nga Serbia. Narrativi i Kosovës është që dialogu duhet të ndodhë pa kushtëzime”.