Tahiri: Për dy muaj çdo komunë e Kosovës do të ketë noter

E publikuar: 17/04/2019 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, njoftoi sot se që nga e premtja do të hapet konkurs për noter.

Tahiri tha se një numër i komunave nuk ka pasur fare noter. Sipas tij këta dy muajt e ardhshëm çdo komunë e Kosovës do të ketë noterë.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor Skënder Çoçaj tha se në këtë takim me ministrin Tahiri kanë folur për krijimin e departamentit special brenda Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Ne i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet. Këshilli Gjyqësor planifikon që deri në qershor të bëjë të gjitha planifikimet që ky depertament të funksionalizohet”, tha Çoçaj, shkruan Express.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, tha se njëra prej çështjeve që është diskutuar sot është disiplinimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Kemi bërë një avancim të kësaj çështje pasi KPK dhe KGJK i kanë bërë draftet në lidhje me këtë.