Tahiri: Nënshkrimet s’do të tërhiqen nga marrëveshjet

E publikuar: 02/10/2015 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri për ‘Epokën ‘Epokën e Re’ ka bërë me dije se nuk do të ketë tërheqje të nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri ka thënë se nuk ka asnjë arsye, as politike e as juridike për tërheqje të nënshkrimeve nga marrëveshjet e Brukselit dhe kjo, sipas saj, nuk do të ndodhë.

Ajo ka vlerësuar se sjellja e opozitës ka të bëjë me një angazhim për ta marrë pushtetin por, sipas Tahirit, ndërrimi i pushteteve bëhet me zgjedhje të lira dhe demokratike.