Tahiri në Bruksel: BE kërkon zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik

E publikuar: 26/09/2016 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Bruksel kanë filluar bisedimet për kodin telefonik. Delegacioni nga Kosova i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri. Takimi do të zgjasë katër ditë deri më 29 shtator 2016

Sot delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka filluar takimet për telekomin që do të zgjasin katër ditë, nga sot deri me datë 29 shtator 2016.

Tema kryesore dhe e vetme e këtyre takimeve është kodi telefonik për Kosovën dhe bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marr kodin telefonik shtetëror +383 nga ana e ITU’së.

“Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin do të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët dhe se Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje palëve për zbatim të asaj çka janë marrë vesh në Bruksel”, deklaroi ministrja Tahiri.