Tahiri: Ligji për Qeverinë duhet t’i zvogëloj ministritë

E publikuar: 19/02/2019 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koordinatori nacional për reforma i qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri në RTK3 ka folur për ligjin për qeverinë dhe ndryshimet që pritet të sjellë ky ligj e po ashtu ai ka folur edhe për taksën dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kreut të PSD-së, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se nuk do t’i japi votat e 12 deputetëve për të rrëzuar qeverinë Haradinaj. Tahiri tha se deklarata e Ahmetit është në vijë me ato që e ka thënë PSD-ja tash e një kohë të gjatë, dhe se po të kishte qëndrim tjetër do të befasohej.

“Ky është një qëndrim parimor i PSD-së dhe Ahmetit”, tha Tahiri.

Ndërkaq, sipas tij, pas miratimit të pakos së reformës shtetërore, pra të tri ligjeve themelore ligje të cilat nuk kanë kaluar tash e 20 vite nga qeveritë e kaluara.

“Nëse nuk ka zvogëlim të numrit të ministrive në këtë projektligj unë do të jemi kundër miratimit të këtij projektligji”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se ky ligj nuk duhet të jetë ligj për qafe të askujt.