Tahiri: Legjislacioni mundëson luftë më të ashpër kundër korrupsionit

23.05.2019 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tahiri: Legjislacioni mundëson luftë më të ashpër kundër korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë sot pjesë në publikimin e “Raportit të monitorimit të gjykatave 2018”, hartuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.

Ministri Tahiri ka vlerësuar punën e bërë në raport, duke theksuar se gjetjet do të ndihmojnë institucionet në rritjen e efikasitetit të sistemit të sundimit të ligjit.

Ministri Tahiri ka theksuar se nga nisja e mandatit të tij, është përqendruar në rritjen e kapaciteteve të gjyqësorit, duke rritur në 430 numrin e gjyqtarëve, rritjes së numrit të prokurorëve dhe 250 të punësuar si staf mbështetës, rritjen e buxhetit për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial si dhe rritjes së pagave,transmeton Lajmi.net.

Duke folur për problemet në strukturimin dhe shkallshmërisë së Gjykatave, ministri Tahiri ka theksuar se ky problem dhe shumë të tjera do të gjejnë zgjidhje përmes Rishikimit Funksional të Sektorit të sundimit të ligjit.

“Pres që Strategjia nga Rishikimi Funksional të jetë gati më së largu në tetor të këtij viti. Dhe pastaj të fillojmë zbatimin e saj në katër apo pesë vitet e ardhshme, aq kohë sa të na duhet për të zbatuar. Kemi pas ngecje, duke qenë vendi i vetëm në rajon pa strategji të sektorit të sundimit të ligjit, dhe pas shumë vitesh po e adresojmë edhe këtë çështje” ka thënë ministri Tahiri.

Reformat legjislative, kanë qenë njëri nga fokuset tjera, ka theksuar ministri Tahiri.

Pas Kodit Penal, ministri theksoi ndryshimet e bëra në draft Kodin e ri të Procedurës Penale, si dhe ndryshimet e bëra në ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me vepër penale.

“Ligji i ri jam i bindur se do të jap rezultatet e veta. Duhet të tregojmë më shumë sukses sesa viteve tjera në konfiskimin e pasurisë. Jemi në proces të themelimit të Fondit të Konfiskimit, që aty të mblidhen mjetet që do të njërën nga konfiskimi i aseteve, dhe aty do të matim sesa po arrijmë të shënojmë progres në këtë drejtim” ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka potencuar se luftimin e korrupsionit e kanë ndihmuar edhe dy ligjet e reja, ai për parandalimin e konfliktit të interesit dhe ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve.

“Na takon të gjithëve që ta adresojmë fenomenin, papërgjegjësinë, problemet me të cilat ballafaqohemi dhe ne nuk do të rrimë duarkryq në rast se baza ligjore është pengesë për avancimin ose për progresin që duhet ta krijojmë në fushën e drejtësisë” ka përfunduar ministri Tahiri.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit