Tahiri kategorike: S’ka Asociacion pa u hequr krejtësisht strukturat paralele të Serbisë

E publikuar: 26/05/2016 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se delegiacioni i Kosovës në dialog me Serbinë ka bërë qartë me dije se Qeveria e Kosovës nuk do të japë dritën e gjelbër për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe deri sa në tërësi të mos hiqen strukturat paralele të pushtetit serb në Kosovë.
Tahiri ka thënë se Kosova nuk do të bëjë asgjë për AKS’në edhe derisa Serbia nuk e zhbllokon zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës, njofton FoNet, transmeton Koha.net.

Ministrja ka thënë se Kosova nga Serbia kërkon të pushojë së bllokuari zbatimin e marrëveshjes për energjetikë.

Ajo ka tërhequr vërejtjen se AKS do të formohet vetëm në përputhje me ligjet e Kosovës dhe se AKS nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive.