Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

13.08.2019 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Bernd Thran, ushtrues detyre të shefit të EULEX-it.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim u.d. Shefin e EULEX-it, Bernd Thran, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe trendëve të reja që janë duke zënë vend brenda sistemit të drejtësisë.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, gjatë këtij takimi, Tahiri ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me theks të veçantë në konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

“Ndër politikat më të rëndësishme që kam drejtuar si Ministër i Drejtësisë, ka qenë ajo e konfiskimit të pasurisë së fituar me vepra penale. Sot jemi të vendosur për ta parë drejtësinë në vepër, në konfiskimin e secilës pasuri të fituar nga krimi e korrupsioni”, ka thënë Tahiri, shkruan lajmi.net.

Ministri Tahiri shtoi se me zbatimin e ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të marrë karakter të fuqishëm dhe të pa kompromis.

“Si shoqëri ne ende kemi sfida që burojnë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Përgjigjja më e mirë ndaj këtyre dukurive, përveç ndjekjes penale, është edhe konfiskimi i çdo pasurie të fituar me krim dhe korrupsion, nga gjësendet e imta deri tek asetet multimilonëshe. Ne do ta bëjmë ligjin e ri për konfiskimin e pasurisë armë kryesore kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Zbatimi i këtij ligji duhet të marrë karakter të fuqishëm dhe për këtë, prokurorët dhe gjyqtarët që shërbejnë në sistemin e drejtësisë po përgatiten e duhet të përgatiten edhe më tej”, ka thënë Tahiri.

Gjatë takimit u diskutua edhe për masat e Agjendës ‘Drejtësia 2020” si dhe proceset e monitorimit të gjyqësorit nga ana e EULEX-it.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

Tahiri: Jemi të vendosur për konfiskimin e secilës pasuri të fituar me krim e korrupsion

Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

Pas takimit me Isa Mustafën, flet Albin Kurti

Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave

Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave

Mosbesim i ndërsjellë për seancën e 22 gushtit

Mosbesim i ndërsjellë për seancën e 22 gushtit

Refuzojnë Amerikanët: John Bolton nuk do të vijë në Kosovë përshkak Taksës 100%Aa

Refuzojnë Amerikanët: John Bolton nuk do të vijë në Kosovë përshkak Taksës 100%Aa

Ekspertët: Kujdes nga sondazhet për zgjedhjet

Ekspertët: Kujdes nga sondazhet për zgjedhjet

Rregulli i ri amerikan për viza prek të varfërit

Rregulli i ri amerikan për viza prek të varfërit

Shteti ‘nuk e mendoi mirë’ kthimin e mbi njëqind kosovarëve nga Siria

Shteti ‘nuk e mendoi mirë’ kthimin e mbi njëqind kosovarëve nga Siria

Suspendimi i policëve, pasnesër protestohet në Gjakovë

Suspendimi i policëve, pasnesër protestohet në Gjakovë

Në këtë ditë kthehet shiu, të dielën u arrit temperatura rekord, 41.6 gradë

Në këtë ditë kthehet shiu, të dielën u arrit temperatura rekord, 41.6 gradë

Nitaj thotë se të gjitha sondazhet tregojnë se AAK është rritur më shumë se dyfish

Nitaj thotë se të gjitha sondazhet tregojnë se AAK është rritur më shumë se dyfish

Efektet e Marrëveshjes së Ohrit 18 vjet pas nënshkrimit

Efektet e Marrëveshjes së Ohrit 18 vjet pas nënshkrimit

Haziri apelon për kursim të ujit dhe shmangie të lëvizjes gjatë temperaturave të larta

Haziri apelon për kursim të ujit dhe shmangie të lëvizjes gjatë temperaturave të larta

Hoxhaj: Serbia e dhunoi Konventën e Gjenevës me gjenocidin në Kosovë

Hoxhaj: Serbia e dhunoi Konventën e Gjenevës me gjenocidin në Kosovë

Mjeku kosovar bën apel: Nga temperaturat e larta të kenë kujdes këta persona

Mjeku kosovar bën apel: Nga temperaturat e larta të kenë kujdes këta persona

Paraburgim edhe për të dyshuarin e tretë në grabitjen e Shtimes

Paraburgim edhe për të dyshuarin e tretë në grabitjen e Shtimes