Tahiri: Investimet në Qendrat Korrektuese, mundësuan parandalimin e dukurive negative brenda tyre

E publikuar: 15/08/2019 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se falë investimeve në Qendra Korrektuese, janë parandaluar edhe dukurive negative brenda tyre.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi dhe drejtorët e Qendrave Korrektuese të Kosovës.

Ministri Tahiri ka vlerësuar punën e bërë në dy vitet e fundit, që rezultoi me ndryshime të mëdha në menaxhimin e Qendrave Korrektuese.

“Sistemi korrektues ka shënuar një avancim jashtëzakonisht të madh përgjatë dy viteve të fundit. Me përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm ia kemi arritur të transformojmë perceptimin dhe imazhin e Qendrave Korrektuese. Kemi përmirësuar instruktuarën dhe kemi shtuar kapacitetet. Është rritur siguria si dhe janë luftuar dhe parandaluar dukuritë negative brenda tyre”, ka thënë Tahiri, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftim, përveç funksionit korrektues, ministri Tahiri ka theksuar se Qendrat kanë edhe funksion risocializimi, detyrë kjo që u arrit të përmbushet falë angazhimit të punëtorëve në baza ditore.

“Sot, Qendrat Korrektuese plotësojnë të gjitha standardet bashkëkohore, dhe të njëjtat krahas funksionit korrektues kanë edhe funksion të plotë risocializimi. I tërë ky progres nuk do të mund të bëhej pa përgjegjësit dhe oficerët e këtij shërbimi, që në baza ditore menaxhojnë me këto Qendra” ka thënë ministri Tahiri.

Gjatë takimit, ministri Tahiri dhe drejtuesit e institucioneve korrektuese ndanë perspektivën e reformimit të mëtejmë dhe hapat që po ndërmerren për avancimin e Shërbimit Korrektues në të gjitha dimensionet e tij.