Tahiri: Hoti nuk i jep ‘pesë para’ nëse dalim nga koalicioni

E publikuar: 23/09/2020 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka folur rreth pozicionimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai në Prime Time në Kanal10 ka thënë se AAK-ja nuk është e interesuar për prishjen e koalicionit qeveritar. Madje, Tahiri ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk i jep ‘pesë para’ nëse AAK-ja del nga Qeveria.

“Pesë para nuk i jep Hoti që bie prej Qeverisë. Unë e di që ai nuk e ka këtë brengë. AAK nuk e ka kulturë shantazhin për rrëzimin e qeverisë”, u shpreh ai.