Tahiri bën thirrje për kujdes dhe respektim të masave ndaj COVID-19

E publikuar: 27/06/2020 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes llogarisë në Facebook ka informuar se

sot 27 qytetarë të Vushtrrisë janë shëruar ndërsa janë evidentuar edhe 4 raste të reja me Covid-19 përcjell Zëri.

Ai bën thirrje për kujdes dhe respektim të distancës fizike si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.

“Në rrethana kur jemi hapur plotësisht dhe kemi kontakte të shumta, e kur virusi është prezent në mesin tonë, e vetmja siguri që nuk e marrim a nuk e japim virusin është nëse mbajmë maskë, distancë sociale dhe higjenën personale. Ju lutemi, bashkë dhe me kujdes ruajmë shëndetin tonë, të familjes dhe të qytetit tone”, shkruan Xhaferi./Zëri