Tahiri: AKS nuk është as OJQ, as pushtet i tretë

E publikuar: 04/09/2015 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhur me AKS-në ministrja për Dialog Tahiri në Interaktiv ka thënë se asociacionet e komunave janë mënyrë rregullim i pushtetit vendor në të gjitha vendet demokratike.

“AKS nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë në Kosovë”, ishte këmbëngulës Edita Tahiri dhe ka shtuar se ai është strukturë sipas kartës evropiane të qeverisjes lokale.

Në vërejte se AKS megjithatë nuk është OJQ, Tahir tha se AKS se nuk është OJQ por nuk është as pushtet i tretë në Kosovë .

Ministrja për dialog tha se serbët po bashkëpunojnë me institucionet e vendit dhe po respektojnë ligjet e Kosovës.

Tahiri këmbënguli se emërimin i komandantit policor në veriu do të bëhet nga AKS por nga komunat veriore.

Në vërejtjen se Serbia do ta financojë AKS-në, ajo tha financimi i AKS-së bëhet nga një listë burimesh dhe përmendi me këtë rast, siç, financimin vendor e ndërkombëtar por edhe nga Serbia.

Në shtator në Bruksel krijohet grupi punues për zhbërjen e të gjitha strukturave paralele serbe në veri.

Tahiri tha se nëse Kushtetuesja i kthen si jo kushtetuese marrëveshjet e Brukselit, ato t’i kthehen sërish Brukselit, ndërsa është e sigurt se pushteti Kosovës po shtrihet në gjithë pjesën veriore të Kosovës dhe se Serbia po e ndal ndërhyrjen në Kosovë.

Tahiri: Serbia e ka njohur Kosovën në fushat ku ka nënshkruar marrëveshjet

Ministrja për Dialogun Edit Tahiri në emisionin Interaktiv të KTV-së foli për marrëveshjet e parafuara ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Ajo ka këmbëngulur se Serbia e ka njohur Kosovën.

“Në të gjitha fushat ku janë arritur marrëveshjet me ligjet e Kosovës, Serbia ka njohur Republikën e Kosovës”, ishte decidive ajo, transmeton Koha.net.
Për këtë ajo ka marrë shembull Marrëveshjen e energjisë që është arritur në vitin 2013. Sipas saj Serbia ka thënë se ajo do të shuajë operatorët ilegalë. Prandaj e njeh Kosovën si shtet.

Te lëvizja e lirë, tha ajo Serbia ka njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës.

Serbia ka njohur pavarësinë e Kosovës në fushat ku janë arritur marrëveshjet.

Ajo mendon se në fund të negociatave rreth kapitullit 35 Serbia do ta njohë Kosovën dhe se pas përfundimit të këtij kapitulli të dy vendet do t nënshkruajnë një marrëveshje për njohjen reciproke.

Tahiri ritregoi se Kosova ka kërkua një garanci nga BE që gjatë negociatave të Kosovës me BE-në- Serbia të mos mund ta pengojë anëtarësimin.