Tahiri: 10 mijë aktivistë të VV-së u financuan me nga 180 euro, u keqpërdorën 10 milionë euro

E publikuar: 11/06/2020 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se 10 mijë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u financuan me nga 180 euro nga pako e Qeverisë së rrëzuar Kurti.

Tahiri ka thënë se 10 mijë aktivistë të Vetëvendosjes kanë përfituar nga 180 euro nga Qeveria e rrëzuar Kurti, shuma e keqpërdorur ka arritur shifrën e 10 milionë eurove.
“Në anën tjetër duan t’i mbulojnë keqpërdorimet e tyre me ato 50 milionë që janë dhënë gjatë kësaj periudhe, duhet të përkujtojë që në emër kinse të punëtorëve të ri në ndërmarrje të ndryshme publike kjo parti politike i ka financuar afër 10 mijë aktivistë të tyre me pagën prej 180 eurove, pra shuma e keqpërdorur nga Lëvizja Vetëvendosje prej atij 50 milionë euro shkon dikun tek 10 milionë euro, pra që vjedhje më të madhe në kohë pandemie nuk ka pasur dikund në ndonjë vende të botës”, tha Tahiri.

Tahiri ka thënë se kupton vështirësinë që kanë deputetët e VV’së dhe që nuk po votojnë pakon emergjente të cilin e nisi shefi i tyre dikur kur ishte në pushtet, Albin Kurti.

“E kuptojë vështirësinë që kanë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku deri dje ishin ata që e përkrahën këtë pako që filloi nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ndërsa sot me mosvotimin e kësaj pako duan ta mbulojnë marren e tyre”, tha Tahiri.

Tahiri ka thënë se në deputetët e VV’së nuk do ta votojnë këtë pako për ta mbuluar marren e tyre.