Tago Arc, bizhuteria e se ardhmes

E publikuar: 22/04/2015 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Start-up-i hungarez LIBER8, ka prezantuar një bizhuteri që vishet, të quajtur ‘Tago Arc’, e cila lejon përdoruesit të ndryshojnë dizenjon e saj falë një ekrani të integruar e-ink. Ekrani i lakuar e-ink mund të ndryshohet me dizenjo ose imazhe nga libraria e smartfonit tuaj. Një aplikacion specifik smartphon-i përfshin një varietet të madh imazhesh për byrzylykun.
‘Ju keni në aplikacion mijëra dizajnë nga artiste, nga dizenjues, ndoshta edhe nga dizenjues potencial shtëpish. Ju shkoni në aplikacion, ju zgjidhni dizajnin tuaj që ju dëshironi, atëherë ju prekni smartphonin tuaj në byrzylykun tuaj, ju klikoni transferimin e pikturës dhe me energjinë e pikturës ajo transferohet në byrzylyk gjithashtu, ju prisni dhjetë sekonda dhe ju keni dizajnin e ri në byrzylyk,’ thotë Reka Kovacs, nga LIBER8.
Kjo do të thotë se energjia e transferuar nga smartphoni është mjaftueshëm për të fuqizuar ekranin me konsum të ulët të energjisë e-ink, kështu që byrzylyku nuk ka nevojë për energji dhe nuk ka bateri.

Smartphoni komunikon me byrzylykun përmes Komunikimit me Fushë të Afërt, një teknologji shumë e përhapur në smartphonet e sotëm, duke lejuar pajisjet të vendosin komunikime radio me njëri tjetrin përmes prekjes së tyre ose duke i sjellë në afërsi.
‘Nën ekranin e-ink, ka një cip NFC që në thelb është një teknologji që komunikon me telefonin tuaj dhe më pas ne kemi të gjitha llojet e elektronikës shtesë për të bërë magjinë që të funksionojë.

Por thelbi i teknologjisë është ekrani vete dhe teknologjia NFC’ thotë Kovacs.
Zhvilluesit thonë se byrzylyku qëndron në kufirin mes elektronikës që vishet dhe bizhuterisë dhe një element i tillë është i vlefshëm për afro 300 euro.