“Tagesspiegel”: Gjermania kritika Mogherinit se po e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

20.04.2019 18:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Tagesspiegel”: Gjermania kritika Mogherinit se po e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini “ka promovuar plane të rrezikshme për shkëmbimin e territoreve (mes Kosovës dhe Serbisë)”, ka thënë zëvendëskryesuesi i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann Wadephul, për “Der Tagesspiegel”.

Në prag të Samitit të Berlinit më 29 prill të thirrur nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, ku do të jenë prezente delegacione nga Kosova dhe Serbia të përfaqësuara nga presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, e përditshmja gjermane ka folur me disa deputetë të Parlamentit, të cilët kanë theksuar qëndrimin e palëkundur të vendit të tyre në raport me mundësinë e shkëmbimit të territoreve.

Përderisa Thaçi dhe Vuçiqi e kanë përqafuar një shkëmbim të paspecifikuar të territoreve mes dy vendeve të tyre si mënyrë e mundshme për normalizimin e marrëdhënieve mes vete, kancelarja Merkel ka qenë shumë kundër, kujton gazeta.

Megjithatë, është thënë se Mogherini është e hapur ndaj kësaj ideje, shkruan kjo gazetë. Ky qëndrim është përballur me rezerva të fuqishme në Gjermani.

“Absolutisht nuk ka garancë se ndryshimi i kufirit apo shkëmbimi i territoreve do të mbetet vetëm në Serbi e Kosovës”, thotë Wadephul, transmeton “europeanwesternbalkans”, shkruan Koha.net.

Sipas tij, një veprim i tillë do të rikthente paqëndrueshmërinë dhe ndasitë etnike në Ballkanin Perëndimor. Madje as konfliktet ushtarake nuk duhet përjashtuar.

Qëndrimin e Wadephulit e ka mbështetur kolegu i tij nga Partia e Gjelbër, Manuel Sarrazin.

“Kufijtë në Ballkanin Perëndimor janë të paprekshëm. Një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë është temë tabu, dhe duhet të mbesë si e tillë”, thotë ai.

Në anën tjetër, qëndrimi francez ndaj kësaj çështjeje është i hapur për interpretim. Sipas “Der Tagesspiegel”, ish-ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner, e ka quajtur shkëmbimin e territoreve “një zgjidhje të mirë”, dhe si e tillë duhet t’u lihet Thaçit e Vuçiqit për ta finalizuar.

Por, vëzhguesit presin që në darkën e përbashkët në zyrën e Kancelares gjermane më 29 prill do të jepet sinjali se, edhe përkundër qëndrimit të Mogherinit, demarkimet e reja me qëllimin e zonave “të pastra etnikisht” në Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të arrihen me BE-në. “Ne i zgjidhim problemet etnike në Evropën e shekullit 21 përmes një politike të mençur të pakicave dhe me një stil integrues politik”, ka thënë Wadephul.

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do jenë bashkë me katër liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor në një takim në Berlin. Kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë pritet po ashtu të jenë të pranishëm.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mbyllet lokali i lojërave të fatit në Mitrovicë

Mbyllet lokali i lojërave të fatit në Mitrovicë

Tribunali për krimet serbe, Kosova do t’i kërkojë ndihmë Shqipërisë në OKB

Tribunali për krimet serbe, Kosova do t’i kërkojë ndihmë Shqipërisë në OKB

Paralajmërohet ardhja e investitorëve zviceranë në Kosovë

Paralajmërohet ardhja e investitorëve zviceranë në Kosovë

Basha: Të gjithë bashkë në shesh, t’i tregojmë Ramës se populli ia ka hequr vizën

Basha: Të gjithë bashkë në shesh, t’i tregojmë Ramës se populli ia ka hequr vizën

Çdo vit, Komisioni Evropian përsërit rekomandimet e njëjta për Kosovën

Çdo vit, Komisioni Evropian përsërit rekomandimet e njëjta për Kosovën

Tri komunat e Kosovës që do të mbesin në terr për 7 ditë

Tri komunat e Kosovës që do të mbesin në terr për 7 ditë

Estonia bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Estonia bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Kosova nikoqire e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës për Cilësi në Evropë

Kosova nikoqire e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës për Cilësi në Evropë

Rama: SHBA nuk e toleron dhunën kundër institucioneve

Rama: SHBA nuk e toleron dhunën kundër institucioneve

Deklarimi i pasurisë nxjerr udhëheqësit milionerë të shtetit të varfër

Deklarimi i pasurisë nxjerr udhëheqësit milionerë të shtetit të varfër

Besian Mustafa, kryetar i degës së katërt të LDK-së në Prishtinë

Besian Mustafa, kryetar i degës së katërt të LDK-së në Prishtinë

Daçiq: Ka mundësi të mos mbahet Samiti i Parisit, nëse Kosova nuk e heq taksën

Daçiq: Ka mundësi të mos mbahet Samiti i Parisit, nëse Kosova nuk e heq taksën

Mitrovicë, theren me thikë tre persona

Mitrovicë, theren me thikë tre persona

Veseli në Drenas dhe Dragash: Ne marrim përgjegjësi sepse e dimë ku duam të arrijmë

Veseli në Drenas dhe Dragash: Ne marrim përgjegjësi sepse e dimë ku duam të arrijmë

Haziri flet si Shef i LDK’së, thotë se shpejt rrëzohet Qeveria

Haziri flet si Shef i LDK’së, thotë se shpejt rrëzohet Qeveria

I mituri godet për vdekje me armë zjarri 6-vjeçarin

I mituri godet për vdekje me armë zjarri 6-vjeçarin