Tableti i ri i Amazon do të kushtojë vetëm 50 dollarë

E publikuar: 08/09/2015 01:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Amazon do të nxjerrë në treg një tablet që do të kushtojë vetëm 50 dollarë. Pajisja do të ketë ekran 6 inç dhe do të dalë në treg gjatë sezonit të pushimeve. Ky lajm është bërë i ditur nga gazeta “The Wall Street Journal”, e cila citon burime të afërta me kompaninë.

Tableti me ekran 6 inç vjen me një altoparlant dhe kushton më lirë se tableti Fire i Amazonit-it, ku varanti më i lirë shitet për 99 dollarë. Amazon ka në plan gjithashtu të realizojë tabletë me ekran 8 inç dhe 10 inç.