Tableti gjigant i Samsung do të shitet për 599 dollarë

E publikuar: 27/10/2015 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung po punon për krijimin e një tableti gjigant, i cili do të ketë ekran 18.4 inç. Kompania koreane do ta nxjerrë së shpejti në treg tabletin Galaxy View. B&H dhe Adorama, dy dyqane ë rëndësishme amerikane, kanë listuar tabletin Galaxy View në uebsajtin e tyre, së bashku me çmimin: 599 dollarë për versionin me 32GB hapësirë të brendshme dhe me Wi-Fi.

4

Ekrani 18.4 inç i tabletit do të ketë rezolucion 1920 x 1080. Tableti thuhet gjithashtu se do të fuqizohet nga procesori Samsung Exynos 7580 me tetë bërthama me shpejtësi 1.6GHz, së bashku me 2GB RAM dhe kartën microSD. Ai ka gjithashtu kamerë frontale 2 megapikselë dhe bateri që do të zgjasë për më shumë se 8 orë.

3

2

/krokodili/