Swancea 0-4 City: Notat e lojtarëve

E publikuar: 14/12/2017 02:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester City ka vazhduar serinë e fitoreve në Ligën Premier.

Citizens kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së Swansea City me rezultat 4-0.

Tashmë kanë dal vlerësimet e para për lojtarët e të dyja skuadrave, ku më i miri ishte i ekipit të mysafirëve.

David Silva po kalon nëpër periudhë të mirë në këtë sezon dhe në këtë takim u vlerësua me notën 9.3.

Më i dobëti në fushë ishte mbrojtësi i vendasve Olsson, i cili u vlerësua me notën 5.5.

Pas kësaj, Manchester City zë pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 49 pikë ndërsa vendasit mbeten në vendin e fundit me 12 pikë. /Telegrafi/