Kosova dhe Austria do të vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

E publikuar: 21/04/2021 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sveçla zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij nga AustriaMinistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Republikës së Austrisë, Karl Nehammer.

Me këtë rast, ministri Nehammer e uroi ministrin Sveçla për postin e tij të ri si ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj bisede telefonike u fol lidhur me marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet, dhe u ri-konfirmua se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej në avancimin e institucioneve që ofrojnë sigurinë.

Gjithashtu, ministri Nehammer shprehi gatishmërinë e shtetit të Austrisë për përkrahje të mëtejme për Republikën e Kosovës dhe në veçanti për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucioneve të sigurisë.