Sveçla: Vetëvendosje s’del në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve të vet

E publikuar: 29/08/2019 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij nuk del në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve të vet.

Në një postim në Facebook, pas diskutimeve që po vazhdojnë akoma lidhur me një koalicion parazgjedhor me LDK-në, e ku posti i kryeministrit po duket të jetë pengesa, Sveçla ka shkruar: “Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet”.

“Gjithçka është më lehtë tani më kur dëshirat e antarëve të Vetëvendosjes janë kërkesa të popullit të Kosovës”, ka vazhduar ai.

Sveçla tutje ka thënë se “ka filluar numërimi mbrapsht” dhe se janë “të bashkuar në ditë të vështira, njëjtë edhe në ditë të mira”.

“Qeveria Kurti po vjen!” ka përfunduar ai.

LDK-ja dhe VV-ja janë në përpjekje për të arritur një marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Ato kanë kohë deri të premten në orën 24:00. LDK-ja ende beson në koalicionin me VV-në, kjo thotë se nuk i do kushtëzimet.