Sveçla: Plani i aksionit në Karaçevë u dekonspirua ende pa filluar ai

19.09.2020 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sveçla: Plani i aksionit në Karaçevë u dekonspirua ende pa filluar ai

Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar aksionin e Policisë së Kosovës në Karaçevë, në të cilën u arrestuan dhjetëra persona, 12 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

Sveçla fillimisht ka përgëzuar Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Policisë dhe institucionet e tjera të angazhuara në hetimin dhe realizimin e aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë.

Lexo Edhe:
Britania shënon numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19 në 24 orë
Ai ka përmendur Karaçevën si problem që ishte disktuar në Qeverinë Kurti, e që sipas tij i lindur shumë kohë më parë.

“Nga ky operacion, por edhe para tij, kanë lindur shumë pyetje e qëndrime të cilat po i ndaj me opinionin publik. Një problem i lindur shumë kohë para ardhjes së Qeverisë Kurti në shkurt 2020, e që ka filluar të hetohet nga prokuroria para më shumë se një viti, nuk do të mbyllet për një ditë. Puna e Prokurorisë e më pas Gjykatës me gjetjen e të gjithë përgjegjësve të përfshirë në këtë veprimtari të organizuar kriminale, prej lojërave të bixhozit, prostitucionit, kontrabandës e rrezikimit të sigurisë së përgjithshme deri te përfshirja e zyrtarëve policorë, duhet të vazhdojë”, thotë Sveçla.

Ish-zëvendësministri i MPB-së, ka treguar se kërkesën e Agim Veliut, si ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kurti e kishte refuzuar pasi kishte konsideruar se si pa përgatitje për Karaçevën, që sipas tij s’do të kishte sukses.

“Qeveria Kurti nga fillimi është zotuar e angazhuar për luftë ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Rasti i Karaçevës ka qenë në vëmendjen e Kryeministrit Kurti dhe gjithë Qeverisë, përfshirë ish ministrin. Qasja që ka mbizotëruar ka qenë se planifikimi dhe parapërgatitja e duhur është parakusht për sukses. Posaçërisht për çështje komplekse si rasti i Karaçevës. Kjo ka qenë edhe kërkesa e qartë dhe pa ekuivoke e Kryeministrit Kurti drejtuar ish Ministrit Veliu por edhe ndaj meje pas shkarkimit të tij”.

Sveçla shton se duke qenë në dijeni për Karaçevën, pasi ka marrë detyrën si U.D i ministrit të MPB-së, ka folur me drejtonin e PK-së Rashit Qalaj, KFOR-in e instanca të tjera për të intervenuar, duke shtuar se ka mbizotëruar vullneti për vazhdimin e aktiviteteve përgatitore deri në momentin e intervenimit të pashmangshëm.

“Me qëllim të planifikimit të duhur por edhe parandalimit të çfarëdo vështirësie apo të papriture, kam takuar kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, z. Malokun, UD kryeshefin e IPK Z. Zuka, Drejtorin e PK z. Qalaj dhe komandantin e KFOR-it Gjeneral Risi. Tek të gjithë palët përgjegjëse ka mbizotëruar vullneti për vazhdimin e aktiviteteve përgatitore deri në momentin e intervenimit të pashmangshëm për çrrënjosjen e këtij problemi aty ku e ka burimin dhe jo vetëm aty ku i duken pasojat”, tha ai.

“Këto përgatitje që u përmendën më lart kanë vijuar paralelisht me menaxhimin e situatës së rënduar për menaxhimin e gjendjes së emergjencës shëndetësore për shkak të pandemisë. Menaxhim për të cilin u jam falënderues pafundësisht të gjithë atyre burra e grave nga radhët e policisë që bënë gjithçka mundën që vendi ynë mos të gjunjëzohej siç u ndodhi dhjetëra vendeve në botë”, shtoi ai.

Sipas tij, rrëzimi në Kuvend dhe më pas vendimi i Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese ndali vijimin e qeverisjes Kurti, që do ta ndalte çështjen e Karaçevës.

Sa i takon operacionit në Karaçevë përkundër ndërhyrjes së suksesshme, ai thotë se çështja nuk ka përfunduar.

“Tashmë ka informacione të besueshme se plani është dekonspiruar ende pa filluar ndaj dhe shumica e kazinove ndryshe nga ç’pritej, kanë qenë të mbyllura. Është detyrë e institucioneve të zbulojnë se si dhe nga kush ka ndodhur ky dekonspirim.

Krerët e kësaj veprimtarie të organizuar kriminale duhen zbuluar. E veçanërisht pritet që proceset për ta mos të cenohen gjatë zhvillimit.

Policia duhet të vazhdojë prezencën atje për të parandaluar çdo tendencë për veprimtari të jashtëligjshme në të ardhmen.

Sigurisht që për të gjithë opinionin publik deklarimet në Kuvend dhe jo vetëm se veprimtari të tilla të jashtëligjshme dhe objektet e tyre janë ndërtuar gjatë Qeverisë Kurti, pra prej shkurtit 2020, janë qesharake nëse nuk do të ishin dashakeqe. Prokuroria vetëm se e konfirmoi që hetimi për to i ka të paktën një vit, pra 2019 jo 2020”, ka shkruar ai në fund.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Sveçla: Plani i aksionit në Karaçevë u dekonspirua ende pa filluar ai

Sveçla: Plani i aksionit në Karaçevë u dekonspirua ende pa filluar ai

Vjehrri e ngacmoi seksualisht renë, burri e rrahu – arrestohen të dy pejanët

Vjehrri e ngacmoi seksualisht renë, burri e rrahu – arrestohen të dy pejanët

Klubet e natës hapen pa kufizime në Vuhan, ish-epiqendra e koronavirusit shënon zero raste

Klubet e natës hapen pa kufizime në Vuhan, ish-epiqendra e koronavirusit shënon zero raste

Mësohet identiteti edhe i dy policëve tjerë, të arrestuar mbrëmë në aksionin e Karaçevës

Mësohet identiteti edhe i dy policëve tjerë, të arrestuar mbrëmë në aksionin e Karaçevës

Pentagoni rrit praninë ushtarake në Siri

Pentagoni rrit praninë ushtarake në Siri

Vritet një 33 vjeçar në Durrës

Vritet një 33 vjeçar në Durrës

Ismaili: Shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike

Ismaili: Shqetësuese që operacionet konfidenciale bëhen objekt i konfrontimeve të ulëta politike

Daut Haradinaj krenohet me Policinë e Kosovës, pas aksionit në Karaqevë

Daut Haradinaj krenohet me Policinë e Kosovës, pas aksionit në Karaqevë

Detaje nga Karaçeva: Polic dhe fetar, por mashtues dhe kontrabandues

Detaje nga Karaçeva: Polic dhe fetar, por mashtues dhe kontrabandues

Gjoshi: Prokuroria të hetojë ish-kryeministrin Kurti pse ka refuzuar të mbështesë aksionin policor në Karaçevë

Gjoshi: Prokuroria të hetojë ish-kryeministrin Kurti pse ka refuzuar të mbështesë aksionin policor në Karaçevë

Kurti: Gjarpri i krimit e ka vetëm bishtin në Karaçevë, jo kokën

Kurti: Gjarpri i krimit e ka vetëm bishtin në Karaçevë, jo kokën

Tre të vdekur dhe 63 raste të reja me Covid-19

Tre të vdekur dhe 63 raste të reja me Covid-19

Kurti për aksionin në Karaqevë: Krimin e kapën nga bishti jo koka që është në Prishtinë

Kurti për aksionin në Karaqevë: Krimin e kapën nga bishti jo koka që është në Prishtinë

Bizneset kërkojnë masa të reja ekonomike për zbutjen e pasojave nga COVID-19

Bizneset kërkojnë masa të reja ekonomike për zbutjen e pasojave nga COVID-19

Kështu duken kazinotë e rrënuara në Karaçevë (Foto)

Kështu duken kazinotë e rrënuara në Karaçevë (Foto)

Marrëveshja finale me Serbinë vështirë e arritshme gjatë këtij viti

Marrëveshja finale me Serbinë vështirë e arritshme gjatë këtij viti