Sveçla: Karantina në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan është vënë në koordinim të plotë me Qeverinë

E publikuar: 04/04/2020 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme ka thënë se masa e karantinimit për komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan është vendosur në koordinim te plotë mes institucioneve qendrore (Ministrisë së Shëndetsisë) dhe autoriteteteve lokale.

“Policia e Kosovës është duke marrë gjitha masat që kjo të zbatohet në plotni”, ka thënë ai për KOHËN.

Të shtunën, Policia e Kosovës dhe Karabinierët e Italisë janë vendosur tek ura e Ibrit të Mitrovicë, duke mos lejuar qytetarët të dalin në pjesën veriore.

Sveçla ka thënë se kjo bëhet që të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve gjithandej, pavarësisht vendbanimin apo nacionalitetin.

15:05
Policia e Kosovës dhe Karabinierët vendosen tek ura e Ibrit, s’lejojnë qytetarët të dalin në veri

Policia e Kosovës dhe Karabinierët e Italisë janë vendosur tek ura e Ibrit në Mitrovicë, duke mos lejuar qytetarët të dalin në pjesën veriore, raporton KOHA.

Kjo për shkak se Mitrovica e Veriut, me vendim të Shtabeve të Krizave, është në karantinë, për shkak të situatës me koronavirus.

KOHA mëson se në kuadër të Policisë së Kosovës, ka policë shqiptarë e serbë që po patrullojnë në Mitrovicën e Veriut.