Surroi e merr në mbrojtje Shpend Ahmetin, pas padisë që i bëri PDK

E publikuar: 20/09/2017 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas padisë për krim të organizuar që PDK ka bërë në adresë të Shpend Ahmetit, ai ka marrë përkrahje nga gazetari Veton Surroi. Surroi padinë e PDK-së kundër krimit të organizuar e ka krahasur me “shenjtërimin” e Al Capones në Vatikan, duke i dalë në mbrojtje Ahmetit.

“Kur PDK ngre padi për krim të organizuar, hapi i ardhshëm logjik do të ishte që po kjo organizatë të çojë në Vatikan iniciativën për shenjtërimin e Al Capones”- ka shkruar Surroi në FB.

Ndërkohë që PDK të dielën në një konferencë për media ka paralajmëruar edhe padi të tjera kundër Shpend Ahmetit.