Supremja do ta dërgojë në Kushtetuese Pecin dhe Dakën

10.03.2015 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Supreme ka vendosur që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, prej nga ky institucion do ta bënte të qartë nëse dy anëtarët e KGJK-së, kryesuesi Enver Peci dhe anëtarja Valdete Daka, kanë të drejtë për mandat shtesë ose jo.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, ka deklaruar se ka një tendencë të rritjes së numrit të lëndëve që kanë ardhur në gjykatë.

Ai këto komente i bëri në seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme, ku pikë e parë e rendit të ditës ka qenë raporti i punës për gjyqtarët, me ç’rast kryetari Hasani ka sqaruar numrin e lëndëve për muajin shkurt, për secilin prej tyre.

Ndërkaq, në diskutim është ngritur edhe çështja e mandatit të dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të deleguar nga Gjykata Supreme, për të cilët Këshilli Gjyqësor ka nxjerr një vendim që ua njeh mandatin shtesë një vjeçar, pas skadimit të mandatit të rregullt pesë vjeçar.

Kryetari Hasani ka kërkuar që kjo çështje të hidhet në votim për të vendosur nëse gjyqtarët janë dakord që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, prej nga ky institucion do ta bënte të qartë nëse dy anëtarët e KGJK-së, kryesuesi Enver Peci dhe anëtarja Valdete Daka, kanë të drejtë për mandat shtesë ose jo.

“Janë shfuqizuar ligjet që kanë të bëjnë me pavarësinë e mbikëqyrur, përfshirë edhe nenin 151, në të cilin po aludohet. Është shumë e qartë, si në aspektin kushtetues po ashtu edhe në atë ligjor”, ka theksuar kreu i Supremes, duke shtuar se për të mos ardhur në situata të palakueshme, Gjykata Supreme do t’i fillojë procedurat e delegimit të çështjes në Gjykatë Kushtetuese.

Ndryshe, në seancë u diskutua edhe për grevën e gjyqtarëve të gjykatave themelore, ku u debatua gjatë rreth gjendjes dhe ndryshimeve në disfavor të tyre, që kanë ndodhur gjatë transferimit të gjyqtarëve nga një nivel gjykate në një tjetër, me rastin e reformave në gjyqësor, në segmentin e pagave.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Kosova merr pjesë në Forumin ndërkombëtarë “E- Apostile Programme” në Fortaleza të Brazilit

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”

Forca e Sigurisë e Kosovës zuri vendin e dytë në garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 19”