Supermodelja 42-vjeçare në lidhje me një 18-vjeçar? (FOTO)

E publikuar: 31/05/2016 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kate Moss është gjithnjë duke synuar për djem më të rinj në moshë se ajo. Supermodelja britanike është fotografuar pranë një 18-vjeçari e që më pas zbulohet se ai është djali i një miku shumë të mire të modeles.

Ai quhet Enter Jake Curtis, dhe është djali i regjisorit të suksesshëm të filmave Richard Curtis dhe Emma Freud, që po ashtu është e afërt me Kate.
Kate Moss dhe Enter, janë parë bashkë të largohen me makinën e 42-vjeçares, e cila për asnjë moment nuk është përpjekur të fshihet nga fotografët.

Lidhja e supozuar me 18-vjecarin vjen vetëm pak pasi Kate është parë të kalojë natë të tëra me të dashurin Nikolai 28-vjeç. Edhe në deklaratat e dhëna është kuptuar se Kate dhe Nikolai kishin të përbashkëta të shumta, sidomos kur vinte fjala tek jeta e çmendur e natës që frekuentonin disa here në javë.

kateee

Madje mund të themi se Nikolai ishte edhe më i çmendur se Kate. Ai ka thënë njëherë në një intervistë se pas një super feste, për mëngjes ai ka pirë gjakun e një lope. Ndërsa nuk kanë qenë të pakta rastet kur Kate e kemi parë të dehur pranë tij.

Sa i përket Enter ai është pyetur se çfarë ka mes tij dhe Kate, por u shpreh se nuk kishte asnjë koment për të dhënë. Përmendim se Kate Moss gjatë karrierës është parë pranë 50 meshkujve të famshëm, shumica kanë qenë të dashurit e saj.

kate-1-780x439