Supermiliarderi afrikan e “dridhë” Arsenalin

E publikuar: 05/05/2015 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njeriu më i pasur i kontinentit të Afrikës, nigeriani Aliko Dangote po i ofrohet blerjes së Arsenalit. Miliarderi afrikan thuhet se po insiston që deri në verë Arsenali të jetë në duart e tij.

Dangote ka kontaktuar pronarët e Arsenalit të cilëve iu ka kërkuar shitjen e skuadrës për një shifër e cila thuhet se është marramendësi. Manjati i çimentos thuhet se e ka në plan që të bëjë mbi 100 milion euro investime që në edicionin e tij të parë.

I njëjti njeri kishte kërkuar blerjen e kësaj skuadre edhe në vitin 2010, por që në fund të bisedimeve dështoi ta bëjë një gjë të tillë.

Miliarderi amerikan Stan Kroenke është aktualisht aksioneri me 67% të aksioneve te Arsenali, në ortakëri me uzbekun Alisher Usmanov dhe Farhad Moshirin.