Superliga e Kosovës, vikendi fillon me dy ndeshje interesante

E publikuar: 26/09/2020 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e tretë në Superligën e Kosovës do vazhdojë sot me dy super ndeshje. Nga ora 17:00, fillon ndeshja mes Feronikelit dhe Drenicës, dhe ndeshja tjetër mes Trepçës ‘89 dhe Llapit nga po i njëjti orar.

Klubi nga Drenasi, Feronikeli presin në shtëpi ekipin e Drenicës, ku të dy ekipet kanë pikët e barabarta.

Në anën tjetër, ekipi nga Mitrovica, Trepça ’89 pret në stadiumin e saj ekipin e Llapit, ku pas javës së dytë nuk kanë tubuar asnjë pikë.