SuperKupa e Spanjës me risi, do të organizohet një “final-four” si në basketboll

E publikuar: 19/02/2019 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe një risi në futbollin spanjoll do të ndodh gjatë këtij viti kalendarik.

Luis Rubiales njoftoi sot krijimin e një modeli të ri për Supercopa, me një format të tillë që ekziston në basketboll.

Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur idenë që brenda një viti të organizohet një “final-four” i futbollit si në stilin e basketbollit.

Lionel Messi dhe Sergio Ramos (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Dy klubet e para La Ligës si dhe dy finalistët e Copa del Rey do të përballeshin me njëri-tjetrin në një formë gjysmëfinale dhe finale.

Edicioni i parë në këtë format do të mbahet këtë vit, pasi të miratohet në Kuvend. Do të jenë tri ndeshje, dy gjysmëfinale si dhe një finale, pa takim për vendin e tretë dhe të katërt.

Kjo Supercopa e re do të luhet javën para fillimit të Ligës dhe do të luhet vetëm në një stadium brenda dy apo tre ditëve.

Ndryshe, kampioni i ligës elitare spanjolle si dhe Kupës aktualisht është Barcelona. /Telegrafi/