Superkupa: Drita-Prishtina, gjilanasit do të jenë vendas në Stadiumin ‘Fadil Vokrri’, biletat nën menaxhimin e FFK-së

E publikuar: 09/08/2018 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot pas hedhjes së shortit në ambientet e FFK-së në prezencën e dy klubeve dhe të udhëhequr nga kryetari i komisionit të garave, Ismet Ahmeti dhe Agron Shosholli, Drita do të jetë vendase kundër Prishtinës, ndeshje e vlefshme për Superkupë.

Drita do të paraqitet me fanellat e saj zyrtare, ndërsa Prishtina do të paraqitet me fanellën e dytë, të kuqen.

Përballja zhvillohet të hënën nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa FFK ka ndarë nga 100 bileta gratis për dy tifo-grupet, për gjilanasit që do të vendosen në tribunën veriore dhe ata prishtinas në tribunën jugore.

Çmimi i biletave: VIP: 50 euro,  Perëndim “A-1”: 10 euro,  Perëndim: 5 euro,  Lindje: 3 euro,  Veri-Jug: 2 euro.

Biletat janë nën menaxhim të organizatorit, FFK-së dhe tifozët do të informohen më gjerësisht për pikat e shitjes në ditët në vijim.

Përndryshe, FFK-ja ka falur dënimin e Prishtinës që e kishte për një ndeshje pa shikues.

Prishtina do t’i ketë tifozët e saj edhe në ndeshjen për Superkupë dhe në javën e parë me Gjilanin./Telegrafi/