Superkompjuteri i ardhshëm i SHBA do të ketë fuqinë e 160 superkompjuterëve të tjerë

E publikuar: 07/05/2019 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Super kompjuteri më i shpejtë në botë do të ndërtohet në 2021 nga Departamenti Amerikan i Energjisë.

Makineria e cila quhet Frontier, do të ndërtohet nga AMD dhe prodhuesi i super kompjuterëve Cray në Laboratorin e Tenessee.

Pritet që të prodhojë 1.5 ekzaflops performancë dhe të përdoret për një rang detyrash që nga përllogaritjet e avancuara në fushën e energjisë nukleare deri tek kërkimet për klimën.

Performanca rekord e Frontier do të ndihmojë SHBA të qëndrojë lideri botëror në shkencë dhe të përmirësojë jetët dhe ekonominë e Amerikanëve dhe mbarë botës.

Për të krijuar një përshtypje të qartë rreth fuqisë së kësaj makinerie, AMD thotë se Frontier do të ketë fuqinë e 160 superkompjuterëve së bashku.

Do të jetë i aftë të përballojë të dhëna 24,000,000 herë më shumë sesa shpejtësia mesatare e internetit të një shtëpie dhe të përpunojë 100,000 filma HD në një sekondë.

Super kompjuteri do të zërë një hapësirë prej 678 metra katrorë dhe mese 90 milje kabull. Bota e çipeve të super kompjuterëve është thuajse në duar të Intel dhe AMD nuk ka ofruar procesorë të tillë që prej 2012-ës kur procesorët Opteron u përdoren për të thyer rekordin e performancës në 17.59 petaflops. /PCWorld Albanian