Superfutbollistja shqiptare Megi Doçi shënon 9 gola në një ndeshje

E publikuar: 25/04/2019 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shënimi i një goli është i vështirë.

Mund të paramendohet sa vështirë është të shënohen dy apo tre gola.

Por, çfarë të thuhet për dikë që i shënon 9 gola?

Futbollistja shqiptare Megi Doçi sigurisht do të hyjë në historinë e futbollit, pasi ka shënuar 9 gola në një ndeshje, njofton Klan Kosova.

Në Kategorinë Superiore në konkurrencën e femrave në Shqipëri, Vllaznia e Shkodrës ka mposhtur Pogradecin.

Rezultati final ishte 9:0 në favor të Vllaznisë, mirëpo në listën e shënuesve u evidentua vetëm një emër.