“Super Qeveria” e Ramush Haradinajt: Kaq shumë i kushton buxhetit të shtetit (Shifra)

E publikuar: 02/01/2019 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj është më e madhja ndonjëherë në Kosovë.

Kjo qeveri, përpos numrit të madh të zëvendëskryeministrave, ministrave dhe zëvendësministrave, ka edhe pagat më të mëdha në rajon.

Me vendimin që kishte marrë Ramush Haradinaj me të ardhë në krye të qeverisë ka dyfishuar pagat e të gjithë stafit politik, shkruan Gazeta Blic.

Kryeministri Haradinaj vetit i ka caktuar pagë prej 2950 euro, që për një vit i bie të marrë 35 mijë e 400 euro.

Pesë zëvendësit e tij, do të marrin nga 2500 euro pagë mujore, që brenda një viti i bie mbi 150 mijë euro.

Qeveria e Kosovës ka aktualisht 21 minista, të cilët marrin pagë 2 mijë euro në muaj. Brenda vitit ministrat marrrin paga hiq më pak se 504 mijë euro brenda vitit.

E, kur kësaj mega qeveria i shtohet edhe numri i zëvendësministrave që është mbi 80, që kanë pagë 1150 euro në muaj, atëherë ata buxhetit i kushtojnë mbi 1.1 milionë euro në vit, raporton Gazeta Blic.

Nëse përllogariten vetëm pagat e kabinetit qeveritar, pa këshilltarë politikë, pa asistentë e pa shoferë, atëherë kabineti qeverita Haradinaj i kushtonKosovës për vitin 2019 hiq më pak se 1 milionë e 789 mijë euro.