Super Akil Gjakova, fiton të artën në Kampionatin Evropian

E publikuar: 17/04/2021 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Super Akil Gjakova, fiton të artën në Kampionatin EvropianAkil Gjakova e ka përfunduar në mënyrën më të mirë performancën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Ai ka fituar medaljen e artë, teksa në finale e mposhti izraelitin, Tohar Butbul.Lufta ishte e ashpër teksa u desh “Golden Score” që të përcaktohej fituesi. Akili ishte më i vëmendshëm teksa fitoi me “wazari”.Akili në gjysmëfinale e mundi me “ippon” në gjysmëfinale zviceranin, Nils Stump.Akili rrethin e parë e kaloi pa luftë, derisa me “ippon” e mundi në atë të dytë izraelitin, Ido Levin, duke e përplasur përtokë.Ai arriti që ta mund me ippon edhe në rrethin e tretë gjermanin, Anthony Zingg.Ishte dita e Akilit pasi e mundi në çerekfinale edhe rusin, Musa Mogushkovin, ky i fundit bëri tri gabime.