Sulmuesi i Marokut, Amrabat: Gjyqtari kryesor i kërkoi fanellën Ronaldos, ky është Botëror dhe jo cirk

E publikuar: 21/06/2018 02:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo vazhdoi me paraqitjet brilante në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Pas tre golëshit ndaj Spanjës, CR7 shënoi edhe golin e vetëm në fitoren e Përfaqësueses së Portugalisë ndaj Marokut.

Kështu e gjithë bota e futbollit aktualisht është duke folur për yllin portugez, përfshirë edhe lojtarët kundërshtarë.

Sulmuesit i Marokut, Nordin Amrabat, ka befasuar të gjithë, pas lojës tha se Pepe i ka treguar atij që gjyqtari kryesor ia ka kërkuar fanellën pesë herë Topit të Artë.

“Unë nuk e di se si është mësuar ai (gjyqtari), por ai ishte shumë i impresionuar nga Cristiano Ronaldo”.

Geiger teksa referoi një faull pro Portugalisë dhe Ronaldos (Foto: Getty Images)

“Nga Pepe dëgjova se pas pjesës së parë ai edhe ia kishte kërkuar fanellën, për cfarë po flasim këtu? është Kampionati Botëror, nuk është cirk këtu”, ka thënë Amrabt.

Vlen të theksohet se gjyqtari kryesor ishte Mark Geiger dhe referimi i tij u vlerësua me notë pozitive. /Telegrafi/