Sulmon fizikisht familjarët dhe zyrtarët policorë

E publikuar: 30/06/2020 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar në Ferizaj i cili në gjendje të krizës mendore-psikike për motive të panjohura kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.

I njëjti gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, njofton PK.

Për shkak të agresivitetit i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin psikiatrik për trajtim mjekësor.

Në përcjellje me autoambulancën ka qenë edhe njësiti policor.