Sulmojnë dy zyrtarë policorë, arrestohen 5 persona në Prizren

E publikuar: 17/07/2020 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Zyrtarët policor gjatë ballafaqimit me ta kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftimin e PK-së.